Policia e Kosovës ka sekuestruar gjashtë armë në Skenderaj në dy raste të ndryshme
Sipas policisë janë arrestuar tre persona, të cilëve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit policor, shkruan Arbresh.info
“Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ” Përdorim i armës”, njofton policia.
Njoftimi i plotë:
Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në dy raste të ndryshme kanë konfiskuar armë.
Pjesë e ndërveprimit operativ e hetimore ishin edhe bastisjet e shtëpive të personave të dyshuar, që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e gjashtë armëve të zjarrit: tri pistoleta dhe tri pushkë gjuetie.
Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar tre persona, të cilëve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ” Përdorim i armës”./Arbresh.info/
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!