Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se hetuesit e këtij institucioni kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtareje policore në Prishtinë.
Kjo rekomandim është bërë për shkak të dyshimeve se e njëjta mund të ketë kryer veprën penale “kanosje”. Policia e Kosovës është në pritje të vendimit përkatës në lidhje me këtë çështje.
“Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në interes të hetimit të rastit.Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje në orët e pasdites nga ankuesi fillimisht përmes telefonit”, njofton IPK.
Në komunikatë, IPK thotë se pas pranimit të informacioneve fillestare hetuesit e IPK-së kanë marrë një deklaratë nga ankuesi i cili ka përshkruar rrethanat e rastit.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, përfundon njoftimi.
Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e UP-së për avanci...
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...
Vrasja me nëntë plumba në Llapashticë të Podujevës, i akuzua...
Krasniqi: Kosova ka shumë nevojë për njerëz që dinë të bashk...
Rama publikon fotografinë e drejtorëve të rinj të komunës së...
Haxhiu përkujton martirët e Korishës: Dëshmi e rëndë e asaj ...