Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për ngritjen e aktakuzës për rastin e Banjskës tha se është një lajm i mirë, ndonëse shumë i vonuar.
Kryeparlamentari Konjufca tha se tashmë sytë janë kah drejtësia, që ka ngritur aktakuzën dhe mbetet që të përcillet e gjitha procedura.
“Ky po që është një lajm i mirë, lajm për të cilin nuk dua të jap kritika pse u vonua kaq shumë,dua të them, më mirë vonë se sa kurrë. Me siguri prokurorisë i është dashur kohë shumë që të mbledhin provat për të ngritur këtë aktakuzë. Tashmë sytë janë kah drejtësia,që ka ngritur aktakuzën,dhe mbetët që të përcillet e gjitha procedura”, tha Konjufca.
Kujtojmë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku./rtk
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...