Policia e Kosovës raporton se kanë ndaluar një automjet me targa lokale në fshatin Novosellë të Kamenicës për kalim ilegal të kufirit.
Sipas policisë, në automjet ndodheshin ngasësi dhe një pasagjer, që të dy kosovar, ndërsa dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Kosovë nga Serbia.
“Fsh. Novosellë, Kamenicë 10.09.2024-20:00. Nga njësiti policor është ndaluar automjeti me targa lokale në të cilën ndodheshin ngasësi dhe një pasagjer të dy meshkuj kosovarë, pasi që kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri