Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas ka takuar shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, Aibo Orav.
Sipas KFOR-it Ulutas dhe Orav kanë shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit, shkruan Arbresh.info.
“Komandanti përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për bashkëpunim të vazhdueshëm me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe mbështetjen e plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.”, thuhet në njoftim.
Në njoftim theksohet se bashkëpunimi mes NATO’s dhe BE’së është kyç për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i vepron si reaguesi i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...
AUV tërheq nga tregu disa produkte APTAMIL për foshnje