Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë ka njoftuar se ka përmbushur me sukses detyrat e saj gjatë organizimit të Festivalit të Rrushit, Verës dhe Kulturës “HARDH FEST-2024”, i cili u mbajt nga data 6 deri më 8 shtator në Rahovec.
Sipas policisë, gjatë këtij festivali tradicional, i cili mblodhi një numër të madh vizitorësh dhe pjesëmarrësish, përfshirë personalitete të njohura nga fusha e politikës, kulturës dhe artit, nuk është shënuar asnjë incident serioz gjatë gjithë zhvillimit të festivalit.
“Për garantimin e sigurisë dhe rendit publik, Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë ka zbatuar një plan operativ të mirë organizuar, ku një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kanë qenë të angazhuar për kontrollin dhe rregullimin e trafikut, parandalimin e dukurive negative dhe parandalimin e akteve të mundshme kriminale.”, thuhet në njoftim.
“Bashkëpunimi i ngushtë me organizatorët e festivalit ka qenë një faktor kyç në ruajtjen e qetësisë publike dhe mbarëvajtjen e këtij eventi.Falë kulturës qytetare të treguar nga vizitorët dhe përkushtimit të organizatorëve, festivali ka kaluar pa asnjë problem.”, thuhet tutje.
Mes të tjerash, Policia e Kosovës ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit për respektimin e rregullave dhe sjelljen e përgjegjshme, duke kontribuar kështu në një atmosferë të qetë dhe festive. /Arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër