Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se legjislaturë me këtë Qeveri mund të konsiderohet si qeverisja më e dobët në historinë e Kosovës.
“Është karakterizuar fillimisht me tendencë të kapjes së institucioneve, me shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe me tendenca të vazhdueshme me paaftësimin e vendimmarrjes së Kuvendit në aspektin e mbikëqyrjes parlamentare”, ka thënë Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Tutje, në konferencën për media Gashi ka shtuar se të gjitha shtyllat e Kuvendit të Kosovës me këtë qeveri janë paaftësuar në funksionin e tyre.
“Sot Kosova si rezultat i kësaj qeverisje gjendet në sanksione dhe në një qeveri që nuk e ka idenë e qeverisjes, qeverisja e tyre bazohet mbi idetë e populizmit”, tha Gashi.
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK