Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar 25-vjetorin e Policisë së Kosovës.
Osmani tha se 6 shtatori shënon një moment të rëndësishëm.
“Kjo ditë është një nderim për sakrificën e grave dhe burrave që kanë shërbyer dhe shërbejnë për garantimin e vendit tonë. Puna juaj ka qenë e rëndësishme për krijimin e një ligji”, tha Osmani para të pranishmëve.
Presidentja tha se heroi Afrim Bunjaku së bashku me shumë të tjerë bëri një sakrificë të madhe për të siguruar një mjedis stabil për të gjithë qytetarët.
“Kontributi juaj është kyç në kohë krizash ku duhet të qëndroni të pa thyeshëm. Policia duhet të vazhdoj të përmisohet me hapa të shpejt dhe të sigurt. Në këtë përvjetor dua të shprehë mirënjohje të thellë ndaj çdo polici që ka punuar me integritet dhe profesionalizëm”, u shpreh Osmani.
Tutje ajo theksoi se për 25 vite me radhë, Kosova ka pasur në krahë aleatët të cilët i falënderoi në emër të vendit ./Arbresh.info/







Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...
E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, gjendet duke bas...
Sherr për pronë në Ferizaj, tre të lënduar – policia sekuest...
58 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba të shqiptuara gjatë 24...
Aksion policor në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar dhe ...