Sot, më 6 shtator, Policia e Kosovës feston 25 vjetorin e themelimit të saj.
Ky përvjetor është një moment i rëndësishëm për historinë e institucioneve të rendit dhe sigurisë në vend.
Në këtë datë historike, më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në përputhje me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në krijimin e forcave policore të Kosovës.
Kjo shkollë ka pasur rolin kryesor në trajnimin e kandidatëve për të qenë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke vendosur kështu themelet e një institucioni të rëndësishëm për rendin dhe sigurinë në vend.
Ndërsa sot në orën 11:00 pritet të mbahet një ceremoni për nder të 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës në hotel “Emerald”, Prishtinë/Arbresh.info
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit
QKUK: I plagosuri nga sulmi me thikë në Mitrovicë jashtë rre...