Ylli i Manchester United, Casemiro, raportohet se është në bisedime për t’u larguar nga klubi në formë huazimi.
Sipas gazetarit të Futbol Arena, Ali Naci Kucuk, është ekipi i Galatasaray që ka shprehur interesim për huazimin një vjeçar të Casemiros.
Tani është raportuar se Casemiro mund të largohet nga Anglia në formë huazimi dhe destinacioni i tij i ardhshëm besohet se mund të jetë Turqia.
Galatasaray orta saha hattını da güçlendirmek istiyor…
Juventus’ta forma giyen McKennie için girişimler sürüyor…
Orta saha hattı için temas kurulan oyuncular arasında Casemiro da var…
Galatasaray, Casemiro’yu 1 yıllığına kiralamak için Manchester United ile görüşme…
— Ali Naci Küçük (@AliNaciKucuk) September 3, 2024
“Galatasaray dëshiron që ta përforcojë mesfushën. Iniciativat po vazhdojnë për McKennie, i cili luan për Juventusin”.
“Casemiro është në mesin e lojtarëve që janë kontaktuar për mesfushën dhe Galatasaray është në bisedime me Manchester United për ta huazuar Casemiron për një vit”, ka shkruar gazetari në platformën X./Telegrafi/
Mesfushori brazilian për momentin është bërë një temë diskutimi për shkak të performancës së tij të dobët ndaj Liverpoolit vikendin që lamë pas.
32-vjeçari u zëvendësua pas pjesës së parë dhe në vend të tij u fut Toby Collyer pas dy gabimeve që çuan në dy golat e Luis Diaz për Liverpoolin.
‘The Reds’ kanë fituar me rezultat 3-0 në ‘Old Trafford’ duke vazhduar kështu startin mbresëlënës të sezonit 2024/2025./Arbresh.info
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...