Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku më 6 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të përballet me Rumaninë, e tri ditë më vonë me Qipron në Larnaca.
Këto dy ndeshje zhvillohen në kuadër të Grupin 2 të Ligës C, e ku Kosova synon të tregojë vlerat e saj dhe të fitojë grupin për t’u promovuar në Ligën B.
Në seancën e sotme stërvitore, mbrojtësi Lumbardh Dellova u stërvit veçmas nga grupi, ndërsa pjesë e ekipit të parë ishte edhe futbollisti i Kombëtares U21, Andi Hoti.
Seanca u karakterizua nga një intensitet i lartë, me përzgjedhësin Franco Foda që u fokusua në aspektin taktik dhe tranzicionin e ekipit, për ta përgatitur strategjinë e lojës që ka planifikuar për sfidën e madhe ndaj rumunëve./Arbresh.info
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...