Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e disa të shtënave në një tren në Chikago. Policia thotë se një i dyshuar është arrestuar dhe se beson se të shtënat ishin një incident i izoluar, sipas CNN.
“Viktimat, ata ishin të gjithë pasagjerë në tren herët këtë mëngjes,” tha zëvendës shefi i Forest Park, Chris Chin. “Treni ishte në lëvizje gjatë rrugës për në Forest Park.”
Hetuesit po punojnë me Autoritetin Transit të Çikagos për të shqyrtuar pamjet e vëzhgimit të të shtënave, të cilat policia beson se ndodhi në dy vagonë treni.
“Edhe pse ky ishte një incident i izoluar, ky akt i urryer dhe flagrant dhune nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, e lëre më në një tren të transportit publik”, tha autoriteti i transportit./abcnews.al
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...