Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica ka gjetur rrugën e rrjetës në fitoren e Clujit ndaj Farul Constanta.
Skuadra e Clujit fitoi me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së tetë në ligën e parë rumune, shkruan Arbresh.info.
Korenica shënoi edhe golin e tretë në ndeshje në minutën e tretë shtesë.
Anësori dardan në lojë u inkuadrua në lojë në minutën e 66-të dhe tregoi kualitetin e tij.
Ky ishte goli i tij i parë këtë edicion në ligë i futbollistit dardan.
Kujtojmë se Meriton Korenica nuk është ftuar nga përzgjedhësi, Franco Foda për ndeshjet e muajit shtator të Kosovës në Nations League./Arbresh.info
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA