Një gjykatë në Teksas ka lënë të lirë Benjamin Spencer, i cili kaloi më shumë se 34 vite në burg për një vrasje që ai nuk e kishte kryer.
Pavarësisht kësaj padrejtësie të madhe, që e mbante pas hekurave prej më shumë se 3 dekadash, 59 vjeçari Spencer shprehu emocionet e tij dhe deklaroi se do të mundohet të ecë përpara.
Një gjykatës i Dallasit miratoi një mocion nga zyra e prokurorit të qarkut për të hedhur poshtë një akuzë kundër Spencer, për grabitje të rëndë. Ai u dënua fillimisht për vrasjen e Jeffrey Young në vitin 1987, gjatë grabitjes së makinës së tij.
Dëshmitarët e prokurorisë, përfshirë një informator që ndodhej në burg e që po kërkonte ulje dënimi, kishin dhënë dëshmi të rreme. Prokurorët në atë kohë nuk i kishin dhënë mbrojtjes prova që e përjashtonin Spencer nga krimi, përfshirë gjurmët e gishtërinjve./A2CNN/
ShBA-ja thotë se Spanja është pajtuar që të bashkëpunojë me ...
Payne vendimtar – Trepça shënon fitore në sekondat e fundit ...
Shqipëria dënon sulmin raketor të Iranit në Turqi
Bora e mposht Rahovecin për t’ia thelluar edhe më shumë kriz...
Iraku në kaos/ Ndërprerje energjie, shpërthime e dronë të rr...
Kandidati i LVV-së: Kush është Konjufca, “presidenti” i gjas...