BE-ja ka hedhur poshtë një kërkesë nga Kievi që blloku të trajnojë ushtarë ukrainas brenda vendit të shkatërruar nga lufta, por do t’i trajnojë ata sa më afër territorit ukrainas, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
BE-ja ka trajnuar rreth 60 mijë ushtarë ukrainas brenda kufijve të bashkimit ekonomik që nga pushtimi i vendit nga Rusia dhe do të synojë të trajnojë 15 mijë të tjerë deri në fund të vitit, tha Borrelli.
Kievi i ka kërkuar BE-së të konsiderojë disa trajnime brenda Ukrainës, duke argumentuar se kjo do të ishte më e shpejtë, më ekonomike dhe logjistike më e lehtë sesa brenda BE-së.
Por shumë vende të BE-së hezitojnë të vendosin trupa brenda Ukrainës, duke shprehur shqetësime për sigurinë e tyre dhe duke vënë në pikëpyetje nëse një veprim i tillë do t’i devijonte forcat ukrainase nga misioni i tyre kryesor.
Borrell u tha gazetarëve: “Disa shtete anëtare ishin gati, të tjerët ngurruan. Më në fund vendosëm që trajnimi të jetë sa më afër Ukrainës, por jo në territorin ukrainas”, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...