Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dhënë detaje rreth takimit me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu.
Kurti ka bërë të ditur se kanë diskutuar për raportet e veçanta e vëllazërore e forcimin e urave të bashkëpunimit.
“Duke qenë kryesuese e Kartës së Adriatikut (A-5), mbështetja e Shqipërisë është tejet e rëndësishme, patur parasysh aspiratat tona për anëtarësim, për çka e shohim si një shans të mirë që të bëjmë progres drejt këtij objektivi e të integrohemi në këtë mekanizëm ndërkombëtar”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka thënë se janë duke punuar ne rritjen e bashkëpunimit mes ministrive të mbrojtjes.
“Po punojmë edhe në rritjen e bashkëpunimit mes ministrive tona të mbrojtjes. Nga marrëveshjet e arritura; për lehtësimin e procedurave të kalimit tranzit të mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të dyanshme dhe marrëveshja mbi fushën e mjekësisë ushtarake; deri te rëndësia e aspektit të trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta, bashkëzbarkimit në misione paqeruajtëse dhe operacione ndërkombëtare si pjesë e një kontingjenti si dhe investimet e përbashkëta në industrinë e mbrojtjes”, ka shkruar tutje Kurti.
Krejt në fund, kryeministri e ka falënderuar Vengun për mbështetjen e Shqipërisë teka shton se është i përhershëm, teksa vijojmë t’i forcojmë lidhjet mes dy vendeve./Arbresh.info/
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...