Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër dy ish-zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës, V.K. dhe E.Sh., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
PSRK ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 30 gusht 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy personave zyrtarë, V.K. dhe E.Sh. ish zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Në mbështetje të nenit 62 të Kodit penal, PSRK ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik./Arbresh.info
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit