Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 46-të ka marrë vendimin për miratimin e listës së Qendrave të Votimit në përfaqësi diplomatike.
Sipas njoftimit, votimi në përfaqësi diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Ju njoftoj se në mbledhjen e 46-të, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e listës së Qedrave të Votimit në përfaqësi diplomatike, numrit të vendvotimeve dhe numrit maksimal të votuesve në secilën prej tyre, të cilët mund të regjistrohen për të votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votimi në përfaqësi diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, pra më 8 shkurt 2025, nga ora ora 07:00 deri në orën 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës.”, ka thënë Elezi./Arbresh.info/

Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...