Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës ku shqyrtoi dhe miratoi listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës, numrit të vendvotimeve dhe numrit maksimal të votuesve.
“Janë 42 shtete, 35 qendra dhe 47 vendvotime që mund të përdoren si qendra të votimit”, njoftoi kreu i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj.
Ai tha përcaktimi i numrit të sekretariatit nuk përputhet me propozimin e fundit të MPJD-së.
“Sipas vlerësimeve konsiderojmë që numri i votuesve nëpër vendvotime të jetë sipas asaj çfarë ka propozuar KQZ e jo sipas përcaktimit të numrit të Ministrisë së Diasporës”, tha ai./rtk
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë