Presidenti Joe Biden u shfaq në publik duke shijuar pushimet në plazh me bashkëshorten e tij Jill Biden pranë shtëpisë së tyre të pushimeve në Rehoboth, Delaware.
Çiftit iu bashkuan edhe dy motrat e zonjës së parë dhe këshilltari i saj i lartë Anthony Bernal. Disa kalimtarë i përshëndetën me dorë teksa po ecnin në plazh.
Është dita e nëntë e pushimeve dy-javore të presidentit.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti është ende krye dhe drejton vendin nga vendi i tij i pushimeve.
Madje zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se Biden foli me kryeministrin indian Narendra Modi të hënën dhe bisedoi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të premten si provë se presidenti po punon./abcnews.al
Rama publikon pamje nga puna në QSUT: Trajtim efikas dhe sta...
Titulli i 21-të, Marotta: Ëndërr e bërë realitet për Interin
Bastisje në Lipjan, policia sekuestron armë dhe municion
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici një person në...
41 aksidente e afro 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëv...
Vdes një grua në QKUK, rasti në hetim