Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike KESCO ka njoftuar se po shpërndan faturat e energjisë elektrike të konsumatorëve të zarfuara, ashtu sic e parasheh vendimi i fundit nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.
Sipas njoftimit, pengesa kryesore e kësaj forme të re e shpërndarjes së faturave, është mungesa e kutive postare, mungesa e adresave si dhe numri identifikues i shtëpive dhe objekteve banesore, përcjell Arbresh.info.
KESCO bën të ditur se ka mbi 700 mijë konsumatorë anekënd Kosovës, dhe çështjet operacionale, sidomos në vende rurale, e vështirësojnë edhe më tepër realizimin e këtij projekti.
Njoftimi i plotë:
KESCO po shpërndan faturat e energjisë elektrike te konsumatorëve të zarfuara, ashtu siç e parasheh edhe vendimi i fundit nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.Ky projekt i cili ka filluar së implementuari si pilot projekt që nga Maji i këtij vitit në disa lokalitete në formë të pilot projektit, pastaj nga 22 Qershori i këtij viti pilot projekti u zgjerua në të gjitha distriktet në lokalite të caktuara, për të filluar me komlet konsumatorët në muajin gusht.
Kjo formë e re e shpërndarjes së faturave pa dyshim që po has në shumë vështirësi për ta implementuar në plotni. Një nga pengesat kryesore, është mungesa e kutive postare, mungesa e adresave dhe numri identifikues i shtëpive apo objekteve banesore. Këto po e vështirësojnë tejmase procesin e dorëzimit të faturave.
Futja në zarfe e të gjitha faturave, përpos pengesave në terren, po ngadalëson edhe komplet procesin e leximit dhe faturimit.
Të gjitha këto rrethana e bëjnë të domosdoshme marrjen në konsideratë të ndonjë alternative tjetër, ku esencial do të ishte bashkëpunim ndërinstitucional që të gjendet zgjidhja sa më e mirë dhe sa më efikase, benefitet e të cilave do ti korrnin konsumatorët fundor.
KESCO ka mbi 700 mijë konsumatorë anekënd Kosovës, dhe çështjet operacionale, sidomos në vende rurale, e vështirësojnë edhe më tepër realizimin e këtij projekti. Kemi shqyrtuar edhe organizimin e dërgesave postare, por që nuk janë unike për të gjithë dhe nuk krijojnë mundësi veprimi për të gjithë konsumatorët fundorë.
KESCO mbetet e përkushtuar që të ofrojë shërbime sa më të mira dhe kualitative, të ndërtojë partneritet me konsumatorët e vet, si dhe të ruajë privatësinë e tyre në të gjitha format./Arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...