Mikel Merino zyrtarisht është transferuar tek skuadra e Arsenalit nga Real Sociedadi.
Ai pak minuta pas transferimit postoi një fotografi kur ishte i vogël me fanellën e ‘Topçinjve’, teksa ka shkruar “Përgjithmonë Gunners”.
View this post on Instagram
Teksa më pas ka folur lidhur me këtë fotografi, shkruan Arbresh.info.
“Një festë prindërit e mi erdhën në shtëpi dhe më dhuruan një fanellë të Arsenalit. Mbaj mend që isha ‘mbi hënë’ aq i lumtur, dhe doja të bëja foto sikur të isha profesionist! Isha atje si shefi i lojtarëve!”, ka thënë fillimisht ai.
Kurse tutje ai tha se tani po arrin të plotësoj një ëndërr të tij për të luajtur në një klub të madh.
“Është qesharake se si tani po e arrij ëndrrën për të luajtur në një klub të madh dhe se si funksionon jeta, nga ato foto të 20 viteve më parë”, përfundoi ai.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...