Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se do t’i paraqesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës një plan se si mund t’i jepet fund luftës me Rusinë.
Duke folur në një konferencë për mediat në kuadër të ditës së pavarësisë së Ukrainës e cila ishte të shtunën, Zelensky tha se do t’ua prezantojë planin kandidatëve presidencialë Kamala Harris dhe Donald Trump, si dhe Presidentit aktual Joe Biden.
Sipas Zelensky-t, plani do të përfshijë hapa konkretë në frontet diplomatike dhe ekonomike, veçmas nga inkursioni i Ukrainës në Kursk, i cili ka qenë gjithashtu pjesë e një strategjie për ta shtyrë Moskën të fillojë bisedimet për paqe.
Gjithashtu, Zelensky tha në konferencën për shtyp në Kiev se Ukraina kishte kryer testin e saj të parë të një rakete balistike të prodhimit vendas, transmeton BBC.
Ukraina ka përdorur tashmë disa raketa balistike kundër Rusisë që janë siguruar nga SHBA./rtsh/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1