Edhe këtë vit, është rritur për 5.27 milionë euro shuma e parave që mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë për periudhën janar-qershor.
Në një përgjigje për Arbresh.info nga Banka Qendrore e Kosovës thanë se vlera preliminare e remitencave deri në qershor 2024 është 632.67 milionë euro.
“Për sa i përket periudhës janar-qershor 2023, shuma e tyre ishte 627.41 milionë euro, pra ka një rritje prej 5.27 milionë euro. Pra, të dhënat e publikuara janë deri në muajin qershor 2024”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.
Sipas BQK-së lidhur me kanalet e dërgesave prurjet më të mëdha kanë qenë përmes IFJB-ve
“Lidhur me kanalet e dërgesave, deri në qershor 2024, prurjet më të mëdha kanë qenë përmes IFJB-ve me 391.96 milionë euro, pasuar nga kanalet tjera me 147.13 milionë euro dhe bankat komerciale me 93.58 milionë euro”, thonë nga BQK.
Ndërsa, Gjermania prinë me më së shumti dërgesa në Kosovë.
“Ndërsa, sa i përket vendit të origjinës së dërgesave të remitencave deri në muajin maj 2024, prinë Gjermania me 37.51% të totalit të të gjithë dërgesave nga diaspora, Zvicra me 18.37%, SHBA me 7.46%, Italia me 5.54%, Austria me 4.66%, Belgjika me 3.94%, Franca me 3.56%, Mbretëria e Bashkuar me 2.40% dhe vendet tjera me 16.57%”, thuhet në përgjigjen e BQK-së./Arbresh.info
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...