Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e librave falas për nxënësit.
Me anë të një njoftimi në rrjetin social në Facebook, Rama bëri të ditur se 238 mijë nxënës do të marrin librat shkollorë falas.
Duke shtuar se kjo është një mbështetje për familjet në prag të vitit të ri shkollor.
“Dhe me fillimin e shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Arbresh.info/
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...