Real Madridi arriti të mposht Real Valladolidin me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së dytë në La Liga.
Golat u shënuan nga Valverde, Diaz dhe Endrick, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo goli i tretë i shënuar nga madrilenët me anë të Endrickut do të mbetet në histori.
Braziliani u bë lojtari më i ri i huaj që shënon gol me fanellën e Real Madridit në La Liga.
Ai shënoi gol në debutimin e tij në La Liga me 18 vjeç e 35 ditë, kështu që bëher lojtari më i ri i huaj që shënon në këtë kompeticion në histori të klubit mbretëror.
Real Madridi ndeshjen e radhës e luan të enjten ndaj Las Palmas në udhëtim me fillim nga ora 21:30./Arbresh.info
Erdogan: Çmimin e kësaj lufte të pakuptimtë po e paguan i gj...
Superliga e basketbollit vjen sot me derbin Peja-Sigal Prish...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...