Tashmë është zyrtare, reprezentuesi i Gjermanisë është Ilkay Gundogan është rikthyer tek Manchester City.
Pas vetëm një viti të Barcelona, Gundogan sërish do të vesh fanellën e kampionëve në fuqi të Anglisë.
‘Qytetarët’ përmes një njoftimi, kanë konfirmuar rikthimin e lojtarit në ‘Etihad Stadium’.
“Manchester City ka përfunduar një marrëveshje për të rinënshkruar me Ilkay Gundogan nga Barcelona në një marrëveshje njëvjeçare”, thuhet në njoftim e Man Cityt.
Transferimi i Gundogan nuk i ka kushtuar asnjë cent Cityt, pasi vjen si lojtar i lirë, ndërsa do ta mbajë veshur fanellën me numër 19.
Kujtojmë se Gundogan gjatë aventurës së tij të parë me skuadrën e Pep Guardiolës, ka fituar pesë tituj të Ligës Premier, dy Kupa FA, katër Kupa të Ligës, dy Superkupa të Anglisë dhe një Ligë të Kampionëve. /rtk
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?