Shërbimi sekret ka rritur masat e sigurisë për ish-Presidentin Donald Trump, i cili ka mbajtur fjalimin në një tubim elektoral pas një xhami antiplumb.
Sipas mediave të huaja, të cilat kanë publikuar edhe video, këto masa vijnë pas atentatit ndaj Trup pak javë më parë, ku ai rrezikoi jetën.
Ish-presidenti po fliste në Karolinën e Veriut, në tubimin e tij të parë në ambient të hapur që nga tentativa për vrasjen e tij në Pensilvani në korrik.
Në tubim Trump komentoi se si Barack dhe Michelle Obama e kanë kritikuar atë gjatë fjalimeve të tyre në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago.
Po ashtu, kishte një prani të madhe sigurie në tubim, me snajperistë të shumtë që kishin rrethuar vendin ku mbahej takimi./euronews.al
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...