Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Podujevën, ku ka bërë homazhe pranë lapidarëve të të rënëve për lirinë e Kosovës dhe ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët dhe veteranët e luftës.
Haradinaj gjatë fjalës së tij ka vlerësuar lart kontributin e heronjve dhe dëshmorëve llapjanë në luftën për liri. Ai theksoi se vargu i tyre është i gjatë dhe ka pasur një rol të rëndësishëm në çlirimin e vendit.
“Heronjtë e Llapit kanë një hise të madhe në lirinë e Kosovës. I gjatë është vargu i heronjve dhe dëshmorëve llapjanë që i kanë dhënë vlerë kësaj nahije dhe krejt Kosovës. Që nga Adem Demaçi, disidenti më i madh i historisë së re të Kosovës, Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Edmond Hoxha, Ali Ajeti e shumë të tjerë, që tashmë janë ngritur në altarin e lavdisë shqiptare,” ka shkruar Haradinaj.
Në përfundim Haradinaj ka shprehur nderim dhe përulje para lapidarëve të dëshmorëve, duke theksuar se kujtimi për këto kohë lavdie duhet të jetë frymëzim për ta bërë Kosovën ashtu siç e kishin ëndërruar dëshmorët – të lirë, të pavarur dhe të panënshtruar./Arbresh.info/
U raportua se nuk u lejua të udhëtojë në Amerikë, sqarohet E...
Bora zbardh Brezovicën, pamje
Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë
Trump: Ishim një orë larg sulmit ndaj Iranit, vendet arabe e...
Haradinaj në takim me Hargreaves, temë anëtarësimi i Kosovës...
E vrau dhe trupin ia hodhi në humnerë, kërkohet burgim i për...