Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e një burri nga kunata e saj në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha ndërsa është sekuestruar edhe pistoleta me të cilën dyshohet se është kryer vrasja si dhe një karikator me tre fishek, shkruan Arbresh.info.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 20.08.2024 – 19:00. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës mashkull kosovar si dhe janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, një karikator me 3 fishekë. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë që janë sekuestruar në cilësi të provave materiale. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Lexo edhe:
Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin me armë zjarri në Prishtinë
Mbreti i Holandës uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë
Milanoviç uron Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësi...
Kurti kërkon gjykatë ndërkombëtare për “turizmin e snajperëv...
Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 ...
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...
“Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirin...