Alvaro Morata ka pësuar një lëndim muskulor dhe pritet të mungojë të paktën dy javë, duke munguar potencialisht në ndeshjet kundër Parmës dhe Lazios në dy raundet e ardhshme të Serie A.
Lajmi bëhet i ditur nga Gazzetta dello Sport , e cila gjithashtu shton se lojtari nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike kur debutoi me Milanin të shtunën e kaluar. Pavarësisht kësaj, lojtari madje shënoi një gol dhe ndihmoi skuadrën e drejtuar nga Paulo Fonseca të arrinte barazimin në ndeshjen kundër Torinos.
Sulmuesi spanjoll, i cili u nënshkrua këtë verë nga Atletico Madrid për 13 milionë euro, do të vazhdojë të rikuperohet, me shpresën se do të jetë ende në gjendje të luajë kundër Lazios më 31 gusht, por i njëjti burim thotë se kjo gjë praktikisht nuk ka gjasa të ndodhë.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...