Federata e Basketbollit e Kosovës për herë të parë do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të eSports në basketboll, eFIBA.
Ky do të jetë sezoni i tretë i këtij kampionati i organizuar nga FIBA.
eFIBA Kampionati Botëror për shtetet anëtare të FIBA luhet në lojën NBA 2K në PS5, formati 5vs5 në versionin Pro Am.
Përderisa në sezonin e parë ishin pjesëmarrëse rreth 30 shtete, vitin e kaluar, për çmimin e më të mirit garuan më tepër se 60 shtete.
Ky rrugëtim, dëshmon rritjen e shpejt të eSports dhe ndikimin edhe te sportet tradicionale.
Kosova këtë vit do të marrë pjesë për herë të parë në këtë kampionat.
Kjo nismë e FBK, tregon edhe njëherë përkushtimin e Federatës për të qëndruar në hap me organizimet dhe iniciativat e FIBA dhe shtetet e tjera anëtare.
Kosova do të fillojë këtë rrugëtim në fazën e para-kualifikimeve të shteteve evropiane që zhvillohet online gjatë muajit Tetor 2024.
Ekipet që do të kualifikohen për fazën finale do të luajnë LAN (fizikisht) në njërin nga shtetet që do të caktohet nga FIBA.
FBK është duke kërkuar më të mirët në lojën NBA 2K, dhe ata do të përfaqësojnë vendin tonë në këtë garë.
“Nëse mendoni që jeni njëri nga ta, aplikoni tani në këtë link për të pasur mundësi të përfaqësoni vendin tuaj në Kampionatin Botëror – https://bit.ly/FBKneEFIBA. Më të mirët do të ftohen të luajnë dhe shfaqin aftësitë e tyre në NBA 2K24 në fund të muajit Gusht 2024 për të plotësuar ekipin përfaqësues prej 5 lojtarëve”, njofton shtëpia e basketbollit kosovar.
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...