Lista Serbe ka reaguar për arrestimin e serbit L.Z. në Gorazhdec pasi ka kënduar këngë me përmbajtje që nxisin përçarje, mosdurim dhe urrejtje ndëretnike.
Në reagimin e Listës Serbe thuhet se është e turpshme që personi në fjalë të qëndrojë në paraburgim.
“Duke pasur parasysh se Zllatiqanin është familjar, i cili asnjëherë nuk është larguar nga Gorazhdeci i tij, kërkojmë që menjëherë t’i lejohet e drejta për t’u mbrojtur nga liria, sepse është e turpshme që ai është ndarë nga familja në paraburgim për shkak të këndimit të këngëve”, thuhet në reagim.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se pati edhe konsumim të alkoolit e thyerje të shisheve.
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...
MINT-i vendos kufirin e fitimit për tregtarët e derivateve: ...
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...