Shehrije Mustafa, nëna e Faton Hajrizit, i cili u vra në Serbi më 19 korrik, ndërsa dyshohej për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri, ka shprehur falënderimet e saj për të gjithë ata që i qëndruan pranë në këtë periudhë të vështirë për familjen e saj.
Faton Hajrizi u varros javën e kaluar, pasi u konfirmua identiteti i tij dhe trupi u soll në Kosovë. Nëna e tij ka deklaruar se pamja e tij tashmë ka marrë fund, por dhimbja vazhdon të jetë e fortë.
Ajo ka shkruar se pjesëmarrja e shumë njerëzve nga e gjithë Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva i ka ndihmuar të kuptojnë se sa i dashur ishte djali i saj për të tjerët.
Shehrije Mustafa ka përmendur se krenaria për djalin e saj e ndihmon të përballojë mërzinë dhe ka falënderuar gjithë Shqiptarinë që e mbështeti deri në fund të amanetit të tij.
Postimi i plotë:
E pamja për ty mori fund, por dhimbja s’paska fund djali jem.
Si nanë, që veç ato që e kanë provuar ma kuptojnë dhimbjen që kam, po du me falenderu krejt ata që na kanë nejt afër në ditën me të vështira që kem kaluar dhe po kalojmë ne si familje.
Ne si prind kemi humbur një djal, por kemi kuptuar se ai ka qenë i të gjithëve.
Pjesëmarrja e mijëra njerëzve në varrimin e Fatonit nga gjithë Kosova, Shqipnija, Maqedonia e Presheva na ka ba me kuptu sa shumë e keni dashtë djalin tonë.
Ardhja për ngushëllime na ka lehtësu dhimbjen e madhe që e kemi.
FALEMINDERIT mijëra herë për mijëra njerëz që nuk na lanë vetëm në këto ditë të rana për ne.
Faleminderit edhe atyre që nuk ishin apo nuk na përkrahen kur ne kishim nevojë. Vetëm një zemër e nanës e kupton sa shumë lëndohet ajo kur emra të ndryshëm i ngjiten evladit.
Faton, këto ditë nana nuk ka derdhë lot për ty. Veç zemra ka lotu.
Kam desht me të përcjellë siç duhet në varr.
Tash kam kohë m’u merzitë për ty e me kujtu kohën që kam kalu pa ty.
Tash e kam një vend ku mund të vi të takoj, të flas me ty për shumë gjëra që mbetëm pa i thënë. Varri yt në Klinë, do të jetë vendtakimi jonë.
Nana ka dhimbje por krenaria që kam për ty e mund mërzinë.
Tri Klinat, Drenica Kosova, e besa krejt Shqiptaria ta çuan në fund amanetin që kishe./Arbresh.info
Zelensky në Hagë: Rusia duhet të përgjigjet për krimin e agr...
Dolce pas ndarjes nga Edi: Kështu jam unë, s’ndryshoj për as...
Presidentja Osmani organizon pritjen tradicionale të fundvit...
AIP u bën thirrje partive politike të respektojnë mbrojtjen ...
Kosova bëhet anëtarja e 154-t e Federatës Ndërkombëtare të G...
Mali i Zi mbyll edhe pesë kapituj në negociatat me BE-në