Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u janë bashkuar operacionit për shuarjen e zjarreve në Prevallë.
Në njoftim thuhet se pas intervenimit nga ajri nga ana e KFOR-it, zjarri është nën kontroll dhe ekipet po bëjnë të pamundur që zjarri të mos përhapet përsëri.
“Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Forcat Tokësore, Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare, Ekipe Mjekësore dhe Policisë Ushtarake janë bashkuar operacionit për shuarjen e zjarreve në Prevallë, të mbêshtetura me kapacitete ajrore nga KFOR , ekipe të zjarrëfikësve nga Prizreni që për disa ditë u pëballen për të lokalizuar dhe shuar zjarrin. Pas intervenimit nga ajri nga ana e KFOR-it, u krijuan mundësi që zjarri të jetë nën kontrollë , ekipet tani po kontollojnê dhe po bëjnë të pamundurën që zjarret të mos përhapen përsëri”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Arbresh.info
Qeveria nesër mban mbledhje
KEK: Nuk ka rrezik gjatë punimeve në TC “Kosova B”
Ukraina thotë se vrau dhjetëra rusë në dy sulme në rajonin l...
Hajnat mësyjnë shtëpinë e Benjamin Pavardit, reagon shpejt K...
Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...
Abdixhiku: Me Vjosa Osmanin kemi pasur dallime gjatë këtyre ...