Veturat e EULEX-it janë parë sot të vendosura mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, aty ku po vazhdojnë punimet.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në një përgjigje për Arbresh.info kanë thënë se patrullimet po kryhen me qëllim të parandalimit të ndonjë situate të paparashikueshme.
Ata theksuan se jo vazhdimisht janë prezentë mbi urën e Ibrit.
“Për t’i paraprirë ndonjë situatë të paparashikueshme, Njësia e Formuar Policore e EULEX-it po kryen patrullime të rregullta mobile të zbulimit në baza 24/7, duke përfshirë – por pa u kufizuar në – afërsinë e urës. Dëshirojmë të theksojmë se EULEX-i nuk ka prezencë të vazhdueshme statike të sigurisë në urë”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.
Aktualisht, nga EULEX-i thanë, se situata në pjesën veriore të Kosovës vazhdon të jetë stabile, por e brishtë.
Tutje thanë se janë të gatshëm ta ndihmojnë Policinë e Kosovës në rast se një gjë e tillë kërkohet.
“EULEX-i mbetet vigjilent dhe, në përputhje me mekanizmin reagues të sigurisë me tre nivele të Kosovës, është i gatshëm të mbështesë Policinë e Kosovës nëse kërkohet dhe është e nevojshme për të kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e rendit dhe sigurisë publike në rastet e trazirave civile”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it./Arbresh.info
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...