Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka theksuar se Kylian Mbappe duhet të përshtatet me ekipin pas transferimit të tij këtë verë.
Mbappe u bashkua me Los Blancos si transferim i lirë, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain ishte skaduar, përcjell Arbresh.info.
Sulmuesi francez nuk mori pjesë në turneun e Real Madridit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të angazhimeve të tij me Francën në Euro 2024, megjithatë ai pritet të luajë në finalen e Superkupës së Evropës ndaj Atalantës që do të zhvillohet më 14 gusht (nesër), në ora 21:00.
Ancelotti ka shpjeguar se Mbappe do të sjellë cilësi, qetësi dhe përkushtim, por do të duhet të përshtatet me ekipin. Ai është i bindur se francezi do të adaptohet shpejt dhe ka shprehur kënaqësinë e tij për ardhjen e Mbappes, duke theksuar se të gjithë në klub janë shumë të lumtur që ai është aty.
“Para së gjithash, ai do të sjellë cilësinë e tij, si dhe qetësinë, qëndrimin dhe përkushtimin e tij. Ai do të duhet të përshtatet me këtë ekip siç kanë bërë të gjithë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
“Ne jemi shumë të lumtur që ai është këtu sepse ai ka cilësi të mëdha dhe – jam i sigurt, duke pasur parasysh personalitetin e tij – ai do të përshtatet shpejt”.
“Të gjithë në Real Madrid janë shumë të lumtur që ai është këtu: tifozët, klubi, lojtarët, shokët e skuadrës, trajneri. Ne të gjithë jemi shumë të lumtur që ai është këtu” – shtuar Ancelotti. /Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...