Punimet në Urën e Ibrit kanë vazhduar edhe të hënën, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e saj.
Punëtorët janë parë duke e lyer urën, përkatësisht pjesën mbi urë dhe pjesët rrethuese të saj, nën praninë e disa njësive të KFOR-it, ku karabinierët italianë kanë vëzhguar situatën, raporton Ekonomia Online.
Një raport mbi kapacitetin mbajtës të urës, sipas Ministrisë së Mjedisit, pritet të dalë këto ditë, pasi është bërë testimi me kamionë të ngarkuar rëndë.
Hapjen e urës e kanë kundërshtuar ShBA-ja dhe BE-ja, duke e cilësuar vendim të njëanshëm të Qeverisë.

Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...