Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit të BE-së për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së (NEAR) ka njoftuar se Unioni po investon në Kosovë për të zhvilluar dhe modernizuar rrjetin e transportit hekurudhor.
Sipas NEAR, në Kosovë do të investohen rreth 420 milionë euro në hekurudha, nga të cilat 330 milionë euro janë investim i mbështetur nga BE dhe 89.3 milionë euro janë grande të aprovuara të BE-së, raporton Klankosova.tv.
Thuhet po ashtu se Linja Hekurudhore 10, siç quhet kjo linjë transporti hekurudhor që lidh Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, është një arterie strategjike, degëzohet nga Korridori X në Lapovë të Serbisë dhe shërben si një rrugë alternative nga Beogradi për në Prishtinë dhe Shkup.
Kjo ndërlidhje, sipas NEAR, është lidhja kryesore hekurudhore ndërkombëtare e Kosovës.
“Falë ndihmës financiare të BE-së për përgatitjen e projekteve dhe bashkëfinancimin e investimeve, Kosova dhe Serbia po bëjnë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e linjave në këtë rrugë. Kjo përpjekje transformuese po shkurton distancat fizike dhe po përmirëson lidhjen rajonale, duke lëvizur më shumë pasagjerë dhe mallra në mënyra të qëndrueshme transporti dhe duke nxitur kohezionin rajonal”, thuhet në “factsheet”-in e Komisionit të BE-së ku janë publikuar detajet e këtij projekti.
Serbia ndërkaq do të përfitojë mbi 330 milionë euro për 77 kilometra hekurudhë.

Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...