Kamala Harris vazhdon të fitojë forcë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, pasi sondazhet në nivel kombëtar dhe në shtetet e rëndësishme tregojnë se fushata e saj kryeson ose po kap atë të Donald Trump.
FiveThirty Eight, një faqe kryesore e analizave të sondazheve, e vendos Harris, kandidaten e zgjedhur të partisë Demokratike për president, me 2.1 pikë mbi rivalin e saj republikan në mesataren e tij kombëtare.
Konkretisht ajo ka siguruar 45.5 për qind te mbështetjes së votuesve, ndërsa Trump 43.4 për qind.
Në mesataret për shtetet me rëndësi, Harris kryesoi në Michigan me dy pikë, Pensilvani me 1.1 pikë dhe uisconsin me 1.8 pikë. Trump kryesoi në Arizona me më pak se gjysmë pikë dhe në Georgia me gjysmë pikë.
Në shtetet e fushëbetejës pa sondazhe të mjaftueshme për të llogaritur mesataret, Trump ishte përpara me rreth tre pikë në Karolinën e Veriut dhe kandidatët ishin afërsisht në nivel në Nevada.
Në shtetin e fundit, sondazhet e fundit të CBS dhe Bloomberg i kanë dhënë Harris-it dy pikë epërsi, ndërsa të premten Nevada Independent raportoi një sondazh që tregonte demokratin gjashtë pikë lart./abcnews.al
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...