Barcelona do ta konsiderojë shitjen e Frenkie De Jong këtë verë, por Manchester United nuk po e konsiderojnë mundësinë e një ofertë për momentin.
Mesfushori holandez duket se është e vështirë se do të largohet nga klubi këtë verë për shkak të lëndimit, por United ishin shumë të interesuar për shërbimet e tij.
Sidoqoftë, më shumë se sa gjendja e tij fizike, problem mund të jetë çmimi i kartonit të tij. Matteo Moretto ka shpjeguar se Unitedi është fokusuar tek transferimi i mesfushorit të PSG-së, Manuel Ugarte, por kostoja e transferimit të De Jong mbetet ende e lartë momentalisht.
Sipas Morettos, Barcelona mund ta lejojë largimin e De Jongut për shumën e 60 milionë eurove, sidoqoftë 60 milionë euro duhet të paguhen të gjitha ndërsa një pjesë tjetër në formë bonusesh.
Disa burime kanë raportuar se arsyeja pse blaugranasit po konsiderojnë largimin e tij është për shkak të pagës së tij të lartë.
Raportimet më herët gjatë kësaj jave kishin bërë me dije se United do të ishte i gatshëm që të bënte biznes për 30-40 milionë euro, që është shumë larg kërkesave të Barcelonës.
Si do që të jetë, Barcelona do të jetë e etur që të bëjë përforcime tjera pas transferimit të Dani Olmos, teksa kujtojmë që Nico Williams vazhdon të mbetet një ndër prioritet kryesore të kësaj vere./Telegrafi/
Supremja e lë Rmadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Theme...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...