Policia e Kosovës ka arrestuar liderin e partisë ‘Demokracia Serbe’, Aleksandar Arsenijeviq. Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, Arsenijeviq është arrestuar pasi i ka penguar punëtorët e kontraktuar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut për lyerjen e mureve në afërsi të urës së Ibrit dhe ka kundërshtuar urdhrat e zyrtarëve policorë.
E disa persona të prezantuar si përfaqësues të kësaj partie kanë hyrë në sallën ku po mbahej debati “Bashkëpunimi ndëretnik” në Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe janë përplasur verbalisht me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Veton Elshani, duke i kërkuar llogari lidhur me arrestimin e liderit të kësaj partie, Aleksandër Arsenijeviq.
Elshani i ka ftuar ata që të ulen dhe të diskutojnë lidhur me debatin e sotëm, derisa lidhur me arrestimin e Arsenijeviqit ka thënë se do t’i informojë po sa të ketë informata, pasi aktualisht është pjesë e debatit.
Elshani u ka thënë atyre se në bazë të informatave që ka punëtorët që janë të kontraktuar për të bërë lyerjen e mureve te ura dhe në afërsi të urës janë penguar ta kryejnë punën e tyre dhe me këtë rast ka intervenuar policia dhe ka ndaluar disa persona, në mesin e të cilëve raportohet se është edhe lideri i kësaj partie, Aleksandër Arsenijeviq.
Gjatë këtij bashkëbisedimi me përfaqësuesit e kësaj partie, Elshani ka thënë se tema e debatit të sotëm është hapja e urës dhe i ka ftuar ata që të bëhen pjesë e debatit dhe të deklarohen përse nuk duhet të hapet ura dhe në të njëjtën kohë ai do të japë arsyet pse ajo duhet të hapet./rtk
Arrestohet politikani serb në veri, pengoi punëtorët të cilët po lyenin urën e Ibrit
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...