Nesër është afati i fundit për konvertimin e patentë-shoferëve ilegal serb në RKS.
Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani për Arbresh.info ka thënë se kanë kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të shtyhet afati edhe për 10 ditë.
Elshani tregoi edhe arsyet e kësaj kërkese.
“I kemi disa probleme teknike dhe e shohim se njerëzit i kanë ato telashe. P.sh dikush e ka ndonjë problem teknik, ndalim të ngasjës për tre muaj, dhe ky ndalim shkon pas 9 gushtit. Ne e kemi bërë kërkesën në Ministrinë e Punëve të Brendshme që të na lejojë që kjo të zgjatet për pesë apo dhjetë ditë pune, per shkak të këtyre vështirësive”, deklaroi Elshani.
Ndryshe nga 10 maji e deri ditën e djeshme më 7 gusht, janë konvertuar gjithsejt 5 mijë e 588 patentë – shoferë ilegalë të Serbisë, në ato RKS.
Sipas Ligjit, ata që kapen pa leje të Kosovës, mund të gjobiten deri në 1 mijë e 500 euro./Arbresh.info
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...