Në kuadër të Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji, QKMF “Dr. Hafir Shala” në Drenas dhe QMF Komoran ka mbajtur ligjërata për edukimin dhe rëndësinë e gjidhënies, në kuadër të repartit “Kujdesi për nëna dhe fëmijë”.
“Përmes edukimit dhe mbështetjes së vazhdueshme do të ndihmojmë në përmirësimin e mirëqenies së nënave, ngritjen e ndërgjegjësimit rreth rëndësisë së ushqyerjes me gji gjithashtu është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi që promovon shëndetin dhe zhvillimin optimal për nënat dhe foshnjat e tyre. Prandaj, është e rëndësishme që komuniteti dhe institucionet shëndetësore të ofrojnë mbështetje dhe informacion të duhur për të gjitha nënat”, thuhet në komunikatën e Komunës së Drenasit.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, Lumnije Krapi ka pohuar mbështetje te vazhdueshme për programin që synon të ndihmojë fëmijët nga mosha 0 deri në 3 vjeç, si shërbime shëndetësore, edukative, për të siguruar zhvillim të shëndetshëm për fëmijët në këtë grupmoshë.
Parlamenti i BE-së miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifa...
Izraeli në gatishmëri të lartë për një sulm të ri të mundshë...
Moti sot në Shqipëri
Shpaloset Pakoja për Mbeturinat, MMPH mban konferencë për me...
“Festa e Abetares” mbledh nxënësit në Mitrovicë
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara