Zhvillimet në Lindjen e Mesme u përmend nga Papa Françesku , duke iu drejtuar besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit.
“Sulmet – dhe ato që konsiderohen të synuara – si dhe vrasjet, nuk mund të jenë kurrë një zgjidhje. Nuk na ndihmojnë të ndjekim rrugën e paqes, të drejtësisë. Ato prodhojnë më shumë urrejtje dhe hakmarrje”, theksoi Françesku.
“Mjaft, motra dhe vëllezër, mjaft. Mos e mbytni fjalën e Zotit, paqe, por le të jetë fryt i Tokës së Shenjtë”, shtoi ai.
“Duhet gjetur guximi i nevojshëm për të rifilluar dialogun dhe për të arritur një armëpushim në Gaza dhe në të gjitha frontet. Pengët duhet të lirohen, ndihma humanitare duhet t’i jepet popullatës civile”, tha Françesku. Së fundi, ai përmendi shpërthimin që ndodhi në portin e Bejrutit katër vjet më parë. “Dhe sot populli i Libanit po vuan shumë, nuk i harroj familjet e viktimave të shpërthimit që ndodhi në portin e Bejrutit. Drejtësia duhet të vendoset dhe e vërteta duhet të mbizotërojë”, përfundoi Papa.
/rtsh.al/
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail