Në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë është arrestuar sot në Prishtinë, shtetasi shqiptar A.L.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shqipërisë me anë të një njoftimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Sipas Policisë së Shtetit, në saje të një pune të mirëfilltë profesionale sot, më 04.08.2024, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia Fast Albania, në bashkëpunim të ngushtë me FAST Kosova, në vijim të shkëmbimeve të informacioneve, në kuadër të operacionit policor “GORDONËT”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në Prishtinë i shtetasit A. L., lindur e banues në Elbasan.
Policia shqiptare njofton se ndaj shtetasit A.L., Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë më 29.07.2024 ka caktuar masën e sigurimit – arrest me burg, për veprat penale – sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në bashkëpunimin e veçantë në formën e organizatës kriminale ; grupi i strukturuar kriminal; organizata kriminale, – pastrimi i produkteve të veprës penale./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Aksion i policisë në Prishtinë, arrestohet një person i shumëkërkuar
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...