Sulmuesi Besfort Zeneli ka befasuar të gjithë, duke ia hapur derën Suedisë.
Edhe pse deri me tani ka qenë pjesë e grupmoshave U21 të Kosovës, Zeneli duket se nuk do ta refuzonte ftesën e suedezëve.
Në një intervistë për “Sport Bladet”, vëllai i Arbër Zenelit e ka pranuar se nëse merr ftesë atëherë zgjidhja e tij gjithmonë do të ishte Suedia.
“Suedia do të jetë gjithmonë pranë meje. Sigurisht, nëse do të kem shansin dhe nëse më ftojnë, gjithmonë do ta zgjidhja Suedinë”.
“A vlen kjo edhe për Suedinë U21? Po. Nëse Federata më dëgjon, do të doja vërtetë të luaja për Suedinë. Tani luaj te Kosova dhe ndjej edhe për ta gjithashtu. Nëse asgjë s’ndodh me Suedinë, mund të vazhdoj të luaj për Kosovën. Është mirë gjithashtu”.
I pyetur se çfarë do të thoshin prindërit dhe vëllai (Arbëri) po të luaje për Suedinë, Zeneli shtoi: “Më mbështesin në atë që mendoj se është e drejtë për mua, që duhet të zgjedh atë që duket e drejtë në zemrën time”.
21-vjeçari aktualisht është duke shkëlqyer te Elfsborgu, derisa te Kosova U21 s’është ftuar që nga tetori i vitit 2023./rtk
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...