Zyra e statistikave të Bashkimit Evropian (BE), Eurostat, ka bërë të ditur se shkalla e papunësisë në Eurozonë u rrit në 6.5 për qind në muajin qershor, krahasuar me 6.4 për qind në muajin maj.
Sipas të dhënave të Eurostat-it, shkalla e papunësisë në Eurozonë u rrit për 41 mijë nga muaji paraprak, duke shkuar në 11.12 milionë.
Papunësia e gjerë e BE-së që përfshin vendet që janë në bllok, por që nuk përdorin monedhën e përbashkët euro, ishte e qëndrueshëm në 6% në qershor.
Rreth 13.26 milionë qytetarë në BE ishin të papunë në qershor, duke shënuar një rritje prej 52 mijë nga muaji maj.
Një total prej 2.83 milionë personash të rinj (nën 25-vjeç) ishin të papunë në BE, përfshirë 2.27 milionë në zonën e vetme të monedhës.
Shkalla e papunësisë së të rinjve u ul në 14.1 për qind në zonën e euros dhe 14.4 për qind në BE./euronews.al
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...
Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllok...
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026
Nagavci: VV mbështet Buxhetin 2026 dhe amendamentet për Pris...