“Gjatë vizitës sonë në Kinë kemi arritur rezultate konkrete, pasi kemi hapur një fazë të re të marrëdhënieve tona dypalëshe, veçanërisht në frontin ekonomik dhe tregtar, duke miratuar një plan veprimi trevjeçar dhe duke nënshkruar gjashtë marrëveshje”, kështu shkroi në rrjetet sociale kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
Ajo nxori në pah temat dhe çështjet që ka diskutuar gjatë qëndrimit në Kinë, ndërsa theksi kryesor shtoi Meloni u vendos tek thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.
”Diskutuam me palën kineze për çështje thelbësore, nga bashkëpunimi industrial deri te mbrojtja”, shtoi ajo.
“Objektivi i bisedimeve dypalëshe nis nga hapja e hapësirave të reja për bizneset tona dhe heqja e pengesave për hyrjen e produkteve italiane në tregun kinez. Një vizitë konstruktive dhe konkrete që rinis marrëdhëniet me një bashkëbiseduese thelbësore”, thekson ajo.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim