Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka realizuar sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur në takim nga homologu i tij maqedonas, Panche Toshkovski.
Sveçla bëri të ditur se me Toshkovskin kanë biseduar për situatën e sigurisë, sigurinë e kufijve, migrimin e paligjshëm dhe luftën ndaj krimit të organizuar, përcjell Arbresh.info.
“Fenomenet negative që kanë karakterizuar brezin kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut janë në trend të rënies falë bashkëpunimit të ngushtë policor teksa janë shënuar rezultate të dukshme edhe në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar”, shkroi Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.
Po ashtu, ata biseduan edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në kuadër të ministrive dhe për këtë kishim pajtueshmëri të plotë të dyja palët.
“Bashkëpunimi rajonal mbetet krucial si garancë e luftimit të suksesshëm të çdo ilegaliteti që cënon sigurinë e vendeve tona dhe rajonit tonë”, tha Sveçla./Arbresh.info
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...